Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Policia arreston dy punonjës të KEDS

Sot në stacionin policor në Pejë, shtetasi viktimë ka raporton se dy të dyshuari punëtor të KEDS-it të veshur me uniform te KEDS-it, kanë shkuar në shtëpin e tij dhe i kanë thënë ‘Ti po harxhon rrymë shume’.Viktima është përgjigjur se e ka nxemjen qendrore me rrymë dhe kjo është arsyeja pse faktura është e madhe.

Të dyshuarit nga viktima kanë kërkuar, secili nga 100 euro. Viktima ka pranuar oferten e të dyshuarve dhe pasi e kanë lënë vend takimin me të dyshuarit për dhënjen e parave, ka raportuar rastin në stacionin policor në Pejë.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit për krime të rënda dhe pas një pune operativo-hetimore, Njesiti i Hetimeve të dyshuarit i ka zënë në flagrancë, pasi kanë marr paratë nga viktima.

Të dyshuarit, shtetasit G.G. i lindur vitin 1965 m/k/sh dhe B.Th. ilindur 1974 m/k/sh janë arrestuar dhe pasi janë intervistuar me urdhër të Prokurorit të shtetit ju ka caktuar masa e ndalimit policor 48 orë dhe ndaj tyre do të ndërmirren masa adekuate ligjore.

Agjensia e lajmve ekonomia, 04.12.2019