Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Iveco prodhon kamionin e tij të parë elektrik

Prodhuesi i kamionëve Iveco ka nxjerrë prodhimin e parë elektrik, ‘Nikola Tre’, i ndërtuar në bashkëpunim me startup-in amerikan ‘Nicola Motor Co’

Kamionët e rëndë janë  projektuar për tregun europian, nën një marrëveshje të njoftuar nga të dy grupet në shtat. Marrëveshja pritet t’i japë kompanisë Iveco një shtysë, e cila si prodhuesi më i vogël i kamionëve tradicionalë të Europës, garon me fuqinë e Volkswagen, Daimler dhe Volvo Group.

“Vetëm tre muaj pasi kemi nënshkruar partneritetin tonë, kemi arritur të dorëzojmë këtë prototip. Thjesht imagjinoni se çfarë do të bëjmë në tre vitet e ardhshme. Do të kemi shumë shitje vitet e ardhshme” tha themeluesi dhe shefi ekzekutiv i startup- it Nikola, Trevor Milton.

Versionet  elektrike të kamionëve pritet të jenë të disponueshme tek klientët në  vitin 2021.

Objektivat ambicioze për emetimin e gazit të vendosur nga qeveritë në mbarë botën po drejtojnë zhvillimin e automjeteve me energji alternative. Këto objektiva kanë nxitur që tani vende për të hequr makinat tradicionale me lëndë djegëse. /Reuters/

Scan,  04.12.2019