Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Beteja klimatike e Gjermanisë

Paketa e re për ndryshimin e klimës në Gjermani është planifikuar gjerësisht. Arritja në objektivin e premtuar do të jetë e vështirë

Njësoj siç ndodh me studentët që nuk janë sistematikë dhe që duhet të studiojnë me orë të tëra përpara një provimi, njësoj ndodhi edhe me ministrat gjermanë, shkruan The Economist.

Më 20 shtator, pasi anëtarët e “kabinetit të klimës” kishin kaluar 19 orë duke biseduar në zyrën e Kancelares Merkel, ata zbuluan një sërë masash që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe të klimës në vendin e tyre. Ishte një “Plan Marshall për mbrojtjen e klimës”, tha Markus Söder, lideri i Bashkimit Kristiano-Social, partneri elektoral i znj. Merkel.

Por ai u anulua menjëherë pasi u cilësua si i papërshtatshëm. Gjermania, emetuesi i gjashtë më i madh në botë i dioksidit të karbonit, synon që deri në vitin 2030, emetimet e saj të kenë rënë me 55% nga nivelet e 1990, një objektiv që duket shumë i vështirë për t’u arritur. Arritja e objektivit në fjalë do të thotë që emetimet vjetore të reduktohen nga 866 milionë tonë, shifra e vitit të kaluar, në 563 milionë tonë në 12 vitet e ardhshme.
Paketa e re synon të përcaktojë një shteg drejt përmbushjes së këtij qëllimi.

Ky plan përfshin edhe investimet në infrastrukturën e makinave elektrike dhe rrjetin hekurudhor, lehtësitë për sistemet e ngrohjes nga burime më të pastra dhe zgjerimin e energjisë së erës. Në thelb të tij është çmimi i karbonit për sektorët që nuk janë përfshirë në skemën ekzistuese të emetimeve të BE-së, veçanërisht transportit dhe ndërtesave.

Qëllimi përfundimtar është neutraliteti i karbonit deri në vitin 2050. Kritika është dobësuar. Disa ekspertë shpresuan për një çmim fillestar të karbonit prej të paktën 50 € (55 dollarë) për ton, përfundimisht duke u rritur në mbi 100 €, për të nxitur investimet në karburantet e pastra dhe për të inkurajuar një zhvendosje sa më të shpejtë nga impiantet e qymyrgurit që ofrojnë 29% të energjisë elektrike të Gjermanisë. Në vend të kësaj, çmimi fillestar do të jetë 10 € për ton në 2021, duke u rritur në 35 € në 2025. “E gjithë kjo paketë është thjesht një dështim i madh”, shprehet Lisa Badum, zëdhënëse e klimës së Partisë së Gjelbër. Ambiciet gjithashtu janë të kufizuara në investime. Olaf Scholz, ministri i Financave, tha se shpenzimet do të arrinin në 54 miliardë euro në katër vitet e ardhshme, të gjitha të financuara nga të ardhurat e reja.

Claudia Kemfert nga DIW, shprehet se qeveria gjermane duhet të shpenzojë shumë më tepër për trena, izolimin e ndërtesave dhe kërkime në karburantet më të pastra. Mbrojtësit e paketës tregojnë për një mekanizëm vjetor të rishikimit, të monitoruar nga ekspertë, të cilët mund të detyrojnë qeverinë të rregullojë politikën nëse sektorët e caktuar do të ndjekin objektivat e tyre të emetimit. Dhe presioni nga të Gjelbrit gjatë kalimit të kësaj pakete përmes Parlamentit në një ligj të ri, mund të sigurojë një çmim fillestar më të lartë të karbonit.

Duke i pranuar kritikat, znj. Merkel thotë se politikanët duhet të sigurohen që të kenë edhe mbështetjen e qytetarëve. Kancelarja e di fare mirë se angazhimi i votuesve për mbrojtjen e klimës zbehet kur ata pyeten për sakrificat specifike që janë në gjendje të bëjnë për ta arritur këtë. Më mirë do të ishte po t’ia linin marrjen e vendimeve të vështira qeverisë së ardhshme.

Monitor,  12.11.2019