Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italia, vendi i parë me arsim të detyrueshëm mbi ndryshimet klimatike

Nga viti i ardhshëm, nxënësit e shkollave italiane në çdo klasë do t’u kërkohet të studiojnë ndryshimin e klimës dhe qëndrueshmërinë, në një përpjekje për të pozicionuar vendin si një udhëheqës botëror në edukimin mjedisor.

Ministri i Arsimit Lorenzo Fioramonti, tha se të gjitha shkollat ​​publike do të përfshijnë rreth 33 orë në vit në kurrikulat e tyre për të studiuar çështje që lidhen me ndryshimin e klimës.

“Ideja është që qytetarët e së ardhmes duhet të jenë të gatshëm për urgjencën e klimës,” është shprehur zëdhënësi i Fioramontit, Vincenzo Cramarossa.

“Unë dua ta bëj sistemin arsimor italian sistemin e parë që vendos mjedisin dhe shoqërinë në thelb të gjithçkaje që mësojmë në shkollë,” tha ai.

Është hera e parë që  ka një arsim kombëtar të detyrueshëm mbi ndryshimet klimatike. Më parë Ministri i Arsimit ka mbështetur protestat e ngritura nga studentët për këtë kauzë.

Scan,