Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkencëtarët shpallin emergjencën e klimës

Mbi 11 mijë shkencëtarë nga më shumë se 150 vende kanë shpallur emergjencën lidhur me klimën dhe kanë paralajmëruar për pasojat, në qoftë se njerëzimi nuk arrin të trajtojë problemet e ndryshimeve klimatike.

Ky veprim pason fillimin zyrtarisht prej ShBA-së të procesit të tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit.

ShBA-ja është vendi i vetëm që ka shpallur largimin nga marrëveshja e klimës, e nënshkruar nga afro 200 vende.

Zëdhënësja e BE-së Mina Andreeva shprehu keqardhjen për vendimin e ShBA-së.

Qeveria e Trump-it ka shfuqizuar rregullat mjedisore të epokës së Obamës, për t’i dhënë një mbështetje industrisë së qymyrgurit, duke e lejuar të lëshojë më shumë gazra serrë në ajër.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  08.11.2019