Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia me sytë nga Dielli

Tashmë nuk ka asnjë pengesë ligjore për instalimin e paneleve fotovolatikë nga bizneset apo konsumatorët familjarë, duke mundësuar reduktimin e faturës së energjisë elektrike. 

Këto impiante do të lejohet të lidhen me rrjetin e shpërndarjes. Teprica e energjisë do të mund të shitet tek furnizuesi i shërbimit universal, OSHEE, me një çmim që duhet të caktohet nga ERE.

Në fund të muajit qershor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku firmosi udhëzimin për miratimin e procedurës së lehtësuar të autorizimit, për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të rinovueshme për vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga dielli.

Udhëzimi është një akt nënligjor i ligjit “Për nxitjen e Përdorimit të Energjisë nga Burime të Rinovueshme”, që i jep të drejtën çdo konumatori të prodhojë energji nga burime të rinovueshme, kryesisht për nevoja autokonsumatore si dhe të ketë mundësi të shkëmbejë tepricën e prodhuar në rrjetin elektrik publik.

Deri më tani, tregu bllokohej për shkak të mungesës së këtij akti, që kishte krijuar jo pak probleme edhe për bizneset që kishin investuar në këtë drejtim. Kjo pasi, impiantet fotovoltaike funksiononin vetëm për të plotësuar një pjesë të nevojave vetjake për energji dhe teprica e enrgjisë së prodhuar “humbiste” ose në rastin më të keq i faturohej autokonsumatorit si konsum i energjisë elektrike.

Ndërkaq, tashmë duket se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për instalimin e paneleve fotovolatikë nga bizneset apo konsumatorët familjarë, duke mundësuar reduktimin e faturës së energjisë elektrike. Megjithatë, nga pikëpamja administrative do të duhet të ndërmerren edhe disa hapa, në mënyrë që procesi të mos ketë asnjë pengesë.

Lidhja me rrjetin elektrik

Sipas procedurës së lehtësuar, një shoqëri e vogël ose e mesme, apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total më të vogël 500 këp për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga dielli, ndërkohë që impani duhet të vendoset në objektin e konsumatorit.

Për këto impiante do të lejohet lidhja me rrjetin e shpërndarjes, ndërkohë që çdo muaj do të bëhet bilanci midis energjisë së pordhuar dha asaj të shpenzuar, ndërsa teprica e energjisë, më e madhe se konsumi mujor do t’i “shitet” furnizuesit të shërbimit universal, që është Operatori i Shpërndares së Energjisë Elektrike, me një çmim që duhet të vendoset nga Enti Rregullator i Energjisë.

Deri më tani ERE nuk ka nisur procedurat për vendosjen e këtij çmimi, por ekspertët argumentojnë se kjo nuk përbën pengesë për instalimin e impianteve. Ndërkaq, aplikimi për lidhjen e impiantit fotovoltaik dhe matësit me dy drejtime në rrjetin e shpërndarjes, do të bëhet pranë OSHEE-së, në rubrikën shërbime online sipas procedurave të ngjashme për lidhjet e reja.

Aplikimi

Dokumentacioni për aplikimin, duhet të shoqërohet të paktën me: Formularin e aplikimit, raportin e auditit energjetik të lëshuar nga auditiuesi i çertifikuar si dhe projektin e miratuar nga persona fizikë dhe juridikë të licencuar për lidhjen e impiantit PV me rrjetin e shpërndarjes.

Në fakt, raporti i auditimit energjetik duket sikur përbën një “pengesë” në këtë drejtim, duke qenë se Agjencia e Eficencës së Energjisë, si institucion përgjegjës, nuk ka nisur ende certifikimet e ekspertëve që do të kryejnë këtë proces.

Sipas legjislacionit të miratuar po në muajin qershor, audituesit energjetikë do të ndahen në 2 kategori e më konkretisht për auditimin e ndërtesave dhe instalimet industriale. Personat e interesuar për t’u certifikuar duhet të aplikojnë pikërisht pranë AEE-së, ndërkohë që për t’u pajisur me certifikatën përkatëse do të duhet t’i nënshtrohen një testimi të njohurive.

Disa nga profilet që mund të aplikojnë janë personat që disponojnë një diplomë masteri në inxhineri mekanike, elektrike, fizike, elektronike, mjedisi, ariketekturë, etj. Giithashtu, këta persona duhet të kenë ndjekur edhe programe studimi të formimit të vazhduar në formën e kursve në fushën e”Auditimit të energjisë”.

Ndërkaq, përveç dokumenteve për aplikim, detyrim për vetëprodhuesit e energjisë është instalimi i një matësi me dy drejtime, që duhet të matë energjinë elektrike që subjekti merr nga rrjeti i OSHEE dhe energjinë elektrike që subjekti (impjanti PV) fut në rrjetin e OSHEE.

Scan,  28.10.2019