Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjen “pakti i ri i gjelbër” për Europën

Ursula von der Leyen ka të ngjarë të paraqesë detaje për Marrëveshjen e Gjelbër për Europën para fillimit të 100 ditëve të para të saj në krye të Komisionit Europian.

Presidentja e ardhshme europiane po planifikon të propozojë gjatë javëve të para në detyrë një paketë që përfshin legjislacionin për të vendosur qëllimin e neutralitetit të klimës në ligjin e Bashkimit Europian, sipas burimeve të brendshme të institucionit. Ekipi i saj është duke vendosur gjithashtu rregullat për një fond të veçantë për të ndihmuar vendet e bllokut që ndodhen në një tranzicion të paprecedentë.

Zerimi i gazrave të serrës nga mesi i shekullit është një përparësi kryesore për von der Leyen pasi votuesit e shqetësuar për rritjen e temperaturave dhe ndryshimeve klimatike janë në rritje të vazhdueshme. Fondi i ‘Just Transition’ është një shtyllë kryesore e financimit të Marrëveshjes së Gjelbër (Green Deal), dhe qëllimi i neutralitetit të klimës vlerësohet të kërkojë një shtesë prej 175-290 miliardë euro në vit investime, për sistemet e energjisë dhe infrastrukturën duke filluar nga viti 2030.

Bloomberg

Scan  26.10.2019