Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prishtina do instalojë monitorë për cilësinë e ajrit

Sot do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Jiro Takeichi, përfaqësues kryesor i zyrës së JICA-s për Ballkanin.

Ceremonia do të mbahet  në orën 13:30 në sheshin “Nënë Tereza”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit janë instaluar në katër lokacione në Prishtinë si pjesë e projektit të bashkëpunimit teknik të JICA-s “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”.

Monitorët do t’i ndihmojnë qytetarëve në Prishtinë që t’i monitorojnë nivelet e ndotjes së ajrit me SO2, NO, NO2, PM10, PM2.5, O3 dhe CO.

Prishtina si kryeqytet i Kosovës, aktualisht ka ajër shumë të pashëndetshëm.  Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 151 PPM.

Një nivel i tillë ndotës i ajrit, konsiderohet si shumë i pashëndetshëm.

Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë radhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe. Për këtë çështje madje edhe ishte protestuar.

Monitor,  25.10.2019