Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST fton investitorët për të ofertuar për linjën me Maqedoninë

Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi përmes dy shpalljeve të veçanta hapjen e fazës së parakualifikimit për dy lote prokurimi lidhur me linjën 400kv me Maqedoninë  e Veriut.

Loti i parë përfshin linjat që do të përdoren në ndërtimin e linjës 400 kv mes Fierit, Elbasanit dhe Qafë Thanë. Korridori i kësaj linje për Fier-Elbasan do të ketë një gjatësi prej 74 kilometra, kurse ai i Elbasan- Qafë Thanë 56 kilometra.

Të dy këto seksione do të konfigurohen si një qark i vetëm. Pas komisionimit linjat e reja Elbasan dhe Fier do të jenë pjesë e rrjetit 400 kv apo siç njihet korridori i 8-të.

Në lotin e dytë parashikohet ndërtimi i stacioneve të reja si Elbasan 3, si dhe përforcimi dhe zgjerimi i nënstacionit të Fierit.

Financimi është siguruar nga Bashkëpunimi Gjerman Shqiptar i Zhvillimit, ku Qeveria Gjermane përmes KfW, tashmë kaangazhuar fonde për një kredi të zhvillimit deri në 50 milion Euro për qeverinë shqiptare. Përveç kësaj, është vënë në dispozicion një grant nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor prej 13.7 milionë euro ndërsa 1.31 milionë të tjera u angazhuan nga ky fond për pjesën e dizajnit kryesor. Qeveria pritet të financojë nga fondet e saj rreth 5 milionë euro.

Monitor,  16.10.2019