Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrihet marrëveshja, gazi izraelit do eksportohet përmes Egjiptit

Gazi i Izraelit merr udhë nga Egjipti nga ku në të ardhmen do të mund të mbërrijë në Europë (dhe jo vetëm) në formën e gazit të lëngshëm. Është një marrëveshje historike ajo e firmosur nga shoqëritë që po zhvillojnë Leviathan dhe Tamar, dy vendburimet që kanë hapur garën për ‘arin blu’ në Mesdheun Lindor.

Me këto marrëveshje jo vetëm konkretizohet e fuqizohet një aks bashkëpunimi deri para pak kohësh i paimagjinueshëm mes Tel Avivit dhe Kajros, armiq të hershëm, por me shumë gjasa edhe mbyllet porta për zgjidhje alternative për shpërndarjen e burimeve të gazit në rajon.

Projekteve që u mbyllet “dera” janë gazsjellësi EASTMED që gëzon një mbështetje të fortë politike në Europë dhe në SHBA, por që ende s’po gjen financues e deri te hipoteza që nuk është hedhur asnjëherë poshtë krejtësisht për shkak të çmimit, për ndërtimin e një impianti gazi në Qipro.

Gazi do të nisë të qarkullojë nga 1 janari i vitit 2020, fillimisht me ritmin e 2.1 miliardë metra kub në vit.

Scan,  04.10.2019