Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Termokos nis aktivitetin në 15 tetor

Ngrohtorja e Prishtinës, “Termokos”, është e gatshme të nisë sezonin e ngrohjes që më 15 tetor.

Zyrtarë të kësaj kompanie thanë se gjithçka është gati dhe premtojnë se cilësia e ngrohjes do të jetë shumë e mirë për të gjithë ata që janë të kyçur në rrjetin e ngrohjes.

“Ndërmarrja publike “Termokos” është përgatitur dhe ka zhvilluar të gjitha punimet e nevojshme në terren, që të jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës ashtu siç e parasheh ligji, më 15 tetor. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që ky sezon të fillojë pa vonesa dhe të kemi një ngrohje sa më cilësore për të gjithë konsumatorët tanë”, ka thënë zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka.

Prishtinasit janë shprehur të kënaqur me shërbimet që i ofron ngrohtorja “Termokos”. Ata thonë se edhe çmimet janë të arsyeshme.

Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të “Termokosit” këtë vit si lagje e re, e cila do të kyçet ne rrjetin e ngrohjes, është lagjja Kalabria në kryeqytet. Punimet për kyçjen e kësaj lagjeje kanë nisur që në muajin maj.

Monitor,  01.10.2019