Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE hap tenderin për printimin e faturave të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tenderin për printimin e faturës së energjisë elektrike dhe zarfimin në versionin “selfmailer”.  Referuar tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike, fondi limit është 44 milion e 460 mijë lekë pa tvsh.

Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është  12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 7 tetor,  ora 10:00.

Scan,  13.09.2019