Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stakime të herëpasherëshme të energjisë elektrike në Tiranë

Për gjatë gjithë mëngjesit të sotëm në kryeqytet ka pasur luhatje dhe ndërprerje të herë pas hershme të energjisë elektrike. Një problem i përsëritur ky, me shkëputje njëra pas tjetrës brenda pak minutave që mbi të gjitha dëmton pajisjet elektro-shtëpiake.

OSHEE thotë se shkak për ndërprerjet e energjisë elektrike është bërë dëmtimi i fiderit 16-20 KV tek Ambasada Amerikane nga kompania e kontraktuar për kolektorin të ujërave të zeza.

Si pasoje e dëmtimit te kabullit tension i mesëm 20kV fideri L16 nga punimet për hapjen e kolektorit te “Rruga e Elbasanit” kanë mbetur pa energji elektrike zonat rreth “Rrugës së Elbasanit”, fakulteteve, etj“, tha në një njoftim zyrtar Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike.

Zona më problematike për shkëputjen e herë-pas hershme të energjisë është zona pranë stadiumit ‘Arena Kombëtare’. Sa i përket dëmeve materiale të shkaktuar tek qytetarët, OSHEE ka thënë se ata mund t’i drejtohen zyrës së shërbimit të klientit, për të bërë ankesat.

Shqiptarja.com  07.09.2019