Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pse Trump kërkon Groenlandën?

Ideja e fundit e presidentit amerikan Donald Trump është ajo e të blerit të një ishulli. Dhe jo të një ishulli çfarëdo por më të madhin e botës; Groenlandën.

Po pse Trump e dëshiron këtë ishull?

Në Groenlandën, që dëshirohet jo vetëm Trump por edhe shumë të tjerë si p.sh kinezët, nuk ka vetëm karkalecë dhe eskimeze. Është edhe miniera gjigande e Kvanefjel, një prej pasurive më të mëdha globale të uranit dhe të mineraleve të rralla; lëndë të para gjithnjë e më strategjike në sfidën me Pekinin e që si rrjedhojë e ngrohjes globale, mund të shfrytëzohen më lehtësisht.

Deri para pak vitesh nxjerrja e lëndëve radioaktive ishte e ndaluar për të mbrojtur ambientin. Veç uraniumit, në ishullin më të madh të botës që banohet vetëm nga 56 mijë persona, ka edhe naftë, karbon, plumb, diamante dhe gaz natyror.

Scan  07.09.2019