Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien eksportet e gazit rus, importuesit diversifikojnë furnizimet

Eksportet e gazit të Rusisë drejt Turqisë dhe 8 vendeve të tjera të Europës Juglindore kanë rënë në mënyrë drastike në gjysmën e parë të 2019-ës, kryesisht prej rënies së çmimit dhe furnizimeve të reja nga Azerbaixhani.

Eksportet drejt Turqisë, që është tregu rajonal më i madh, ranë me 36% nga e njëjta periudhë një vit më parë, ndërsa dërgesat drejt Greqisë dhe Bullgarisë, ranë me 12.7% dhe 17.4% në mënyrë respektive.

Çmimet e ulëta të gazit natyror të lëngshëm (LNG) si dhe zgjerimi i kapacitetit të Azerbaixhanit, kanë ndihmuar vendet që të diversifikojnë furnizimet.

Eksportet e Gazprom ndaj 9 shteteve ranë me 27% në 14.2 miliardë metra kub (bcm), nga 19.5 miliard metra kub që ishin një vit më parë.

Kontratat futures mujore holandeze, që shërbejnë si referencë për gazin që dërgohet drejt Europës,  arritën në një mesatare prej 3.6 dollarë për 1 milionë njësi termike britanike, thuajse sa gjysma e çmimit të Gazprom për furnizimet drejt Turqisë.

Turqia importoi 8.1 miliardë metra kub nga Gazprom në gjysmën e parë të vitit, në rënie nga 12.7 bcm që regjistroi një vit më parë.   Sipas autoriteteve turke, rënia e fluksit tregon se vendi “mund të mbijetojë pa gazin rus”.

Scan  07.09.2019