Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marrëveshja e parashikueshme e OPEC mund të fshehë problemet e saj të mëdha

Takimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në Vjenë ishte në disa aspekte një pushim i shkurtër. Marrëveshja e shpallur nga OPEC dhe aleatët e saj ishte vazhdimi i një takimi të nisur vitin e kaluar. Për të paktën edhe nëntë muaj të tjerë, prodhimi ditor do të mbetet në nivelin 1.2 milionë fuçi, më i ulët se ai i arritur në tetor të vitit të kaluar.

Pas këtyre parashikimeve, fshihen probleme të mëdha si për tregun e naftës, edhe për vetë OPEC-un. Amerika dhe Irani, një anëtar i OPEC-ut, janë duke luajtur me zjarrin. Rënia në prodhimin e Venezuelës është rritur nga janari, kur Amerika njoftoi vendosjen e sanksioneve kundër PDVSA, kompanisë së saj kombëtare të naftës. Përshkallëzimi i konfliktit në Libi mund të bëjë që edhe këtu, prodhimi i naftës të shënojë rënie. Megjithatë, prodhuesit e naftës janë më të shqetësuar për rënien e kërkesës sesa për kufizimin e furnizimit me naftë.

Çmimi i naftës së papërpunuar evropiane Brent, u rrit me 74 dollarë për fuçi në fund të muajit prill dhe më pas pësoi rënie shumë të lartë në maj, kur investitorët u zunë rreth luftës tregtare dhe yieldet e obligacioneve qeveritare ranë si në Amerikë ashtu edhe në Evropë.

Në vitin 2016, Rusia ra dakord të bashkëpunonte me OPEC-un për të stabilizuar çmimin e naftës. Ndikimi i saj në Lindjen e Mesme është rritur shumë dhe ka qenë ajo që ka marrë një pjesë të madhe të vendimeve të OPEC-ut, qoftë ato të rëndësishmet ose jo. Më 29 qershor të këtij viti, në takimin e zhvilluar në Vjenë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se kishte rënë dakord me Arabinë Saudite për të reduktuar prodhimin e naftës të OPEC-ut. Rusia, nga ana e saj, nuk ka hequr dorë nga shumë gjëra në këmbim.

Telegrafi,  04.09.2019