Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shit-blerjet e energjisë, KESH tenton të përfitojë

Kushtet jo të favorshme hidrike po detyrojnë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të realizojë procedura të shit-blerjes së energjisë, duke synuar përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes. Në procedurën e fundit të hapur nga gjeneruesi më i madh i energjisë në vend, synohet shitja e 9440 Mwh energji, si dhe blerja e 1500 Mwh, në fasha të ndryshme orare.

Megjithatë, realizmi me sukses i kësaj procedure duket i vështirë, përsa kohë në fund të muajit korrik, gjatë një procedure tjetër optimizimi, KESH realizoi me sukses vetëm blerjen e energjisë së kërkuar, por jo shitjes e sasisë në dispozicion. Në këtë procedurë Korporata bleu rreth 1 milion euro energji, me një çmim mesatar prej 48.8 euro/MWH. Ndërkohë që, vetëm gjatë një procedure të realizuar në datën 9 gusht ka rritur të shesë vetëm 1400 Mwh energji, duke realizuar rreth 90 mijë euro të ardhura.

Megjithatë, pak ditë më parë,  Korporata deklaroi se pavarësisht mungesës së reshjeve të shiut, situata në të gjithë kaskadën e lumit Drin është në kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, duke menaxhuar në mënyrë optimale prodhimin e energjisë. Sipas këtij dikasteri, veprat hidroenergjetike të kaskadës së Drinit po administrohen në një regjim optimal shfrytëzimi, në përputhje të plotë me parashikimet e Rregullores për Menaxhimin e Plotave.

Scan,  12.08.2019