Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhuesit e makinave, marrëveshje me Kaliforninë mbi rregullat e emetimit

Katër prodhues të mëdhenj të automjeteve deklaruan se kanë rënë dakord me shtetin e Kalifornisë në SHBA mbi rregullat e efikasitetit të karburanteve, duke anashkaluar përpjekjet e administratës Trump për tu tërhequr nga marrëveshja e klimës dhe për të vendosur standardet e veta.

Kalifornia dhe disa shtete të tjera amerikane kishin premtuar të impononin standarde më të rrepta të emetimit të gazrave, pasi presidenti Donald Trump propozoi tërheqjen e rregullave federale. Prodhuesit e automjeteve ishin të shqetësuar se beteja ligjore mes shtetit dhe qeverive federale mund të krijonte vite pasigurie për ta. Grupet në mbrojtje të mjedisit kishin reagime të ndryshme mbi kompromisin e Kalifornisë, i cili është vullnetar për prodhuesit e automjeteve dhe jo ligjërisht i detyrueshëm. Plani është më i rreptë se propozimi i Trump por më i butë se rregulli i vendosur nga administrata Obama.

Kalifornia, shteti më i populluar amerikan, përbën rreth 12% të shitjeve të automjeteve në SHBA. “Të sigurohemi që automjetet amerikane janë efikase, të sigurta dhe të përballueshme është një prioritet për të gjithë ne”, thanë Ford Motor, BMW, Volkswagen dhe Honda Motor në një deklaratë të përbashkët. Kompanitë shprehen se marrëveshja mund të ndihmojë në ruajtjen e kërkesave për efikasitetin e karburanteve në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Fiat Chrysler Automobiles tha në një deklaratë se po e shqyrton marrëveshjen, ndërsa General Motors deklaroi se shpreson për një marrëveshje mbarëkombëtare. Në gusht të vitit 2018, administrata Trump propozoi heqjen e së drejtës se Kalifornisë për të vendosur standarde për emetimin e gazrave apo të kërkojë më shumë automjete elektrike.

Scan,  26.07.2019