Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tjetër pakt mes OPEC, zgjatet ulja e prodhimit deri në 2020

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ra dakord në nisje të javës që të zgjasë uljen e prodhimit deri në Mars 2020,  ndërkohë që vendet anëtare lanë pas konfliktet në mënyrë që të nxisin rritjen e çmimeve.    Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Manuel Quevedo, lajmëroi dakordësinë e kartelit për të zgjatur uljen e prodhimit në nivelet aktual me 9 muaj.  Kjo lëvizje me shumë gjasa do të shqetësojë presidentin e SHBA, Donald Trump, që i ka kërkuar liderit të organizatës, Arabisë Saudite, që të rrisë prodhimin për të ulur çmimet. Nafta bruto është rritur me më shumë se 25% këtë vit, pasi Shtëpia e Bardhë vendosi sanksione ndaj Venezuelës dhe Iranit, çka ka ulur prodhimin e tyre.

OPEC dhe vendet aleate si Rusia, kanë ulur prodhimin që prej vitit 2017 për të parandaluar rënien e çmimeve, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë rritur prodhimin në nivel rekord, duke u kthyer në prodhuesin më të madh në botë.   Shqetësimet mbi kërkesën botërore të naftës si pasojë e luftës tregtare Kinë-SHBA, kanë shtuar sfidat e kartelit.  Shtetet e Bashkuara, që përbëjnë gjithashtu konsumatorin më të madh në botë të naftës, nuk bëjnë pjesë e OPEC dhe në paktin e uljes së prodhimit.  Rritja e çmimeve të naftës mund të shtojë koston e benzinës, që përbën problemin kryesor për Donald Trump.

Scan,  02.07.2019