Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tanap në pritje të TAP për të shpërndarë gazin nëpër Europë

“Tanap”, gazsjellësi që do të lidhet me “TAP” për të transportuar gazin natyror më pas nëpër Europë, tashmë ka përfunduar dhe është gati që të vihet në punë.

“Tanap” është pjesë e korridorit jugor të gazit. Ky i fundit është një prej projekteve strategjike të Bashkimit Euriopian, pasi pritet të ulë ndjeshëm varësinë e Europës nga gazi rus. Kompania shtetërore azere e naftës dhe gazit, “Socar” deklaroi kështu në një njoftim se, “Tanap” tashmë është gati për të transportuar gazin në Turqi e Europë.

Sipas “Socar”, me mbarimin e gazsjellësit transadriatik diçka e tillë do të bëhet e mundur. Kujtojmë se, “Tap” parashikohet të përfundojë vitin e ardhshëm. Pjesa tokësore ka përfunduar, mungon vetëm pjesa nënujore, që do të bëjë lidhjen me pjesën e Italisë, ku do të kalojnë 7 kilometra tubacione. “Tanap” është pjesa kryesore e korridorit jugor të gazit dhe vlerësohet të ketë kushtuar rreth 7 miliardë dollarë, nga rreth 12 miliardë që vlerësohej paraprakisht.

Gazsjellësi është 1850 kilometra i gjatë dhe fillon që prej Ardahanit në Turqinë veri-lindore, e deri në Ipsala në kufi me Greqinë, nga ku do të bashkohet me Tap.

Scan,  02.07.2019