Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e KEDS protestojnë më 25 qershor

Drejtuesit e Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, kanë njoftuar se punëtorët e KEK-ut, do të protestojnë më 25 qershor.

Sipas një njoftimi, protesta do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” para zyrës qendrore të KEK-ut.

“Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut pas takimit të kryesisë ekzekutive Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës  me datë 18.06.2019 vendosëm që më datë 25.06.2019 nga ora 12 në sheshin “Nënë Tereza” para zyrës qendrore të KEK-ut të Protestojmë”,

Në njoftimin e Sindikatës është treguar se protesta do ka për qëllim plotësimin e katër kërkesave.

“1. Marrëveshjen kolektive në nivel të KEK-ut. 2. Paga jubilare të jepen në vazhdimësi jo vetëm për periudhën 2015-2017. 3. Rivitalizimi i Termocentralit Kosova A, jo dekomisionimi (mbyllja). 4. Rishikimi i ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shuajtjes së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€.”

Monitor,  20.06.2019