Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksident në minierën e Librazhdit, ndërron jetë një punëtor

Një 52-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në minierat e hekurit në njësinë  administrative Hotolisht të Librazhdit, pas një aksidenti me makinerinë e punës.

Mësohet se 52-vjeçari Hyqmet Velçani po punonte me ekskavator në një nga këto miniera, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje ende nuk dihen.

Në vendngjarje ishin përfaqësues të Inspektoriatit të Punës dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Shqiptarja.com,  12.06.2019