Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE investim në Berat, reduktohen humbjet në rrjet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kryer një investim të rëndësishëm në rrjetin elektrik në Qarkun e Beratit i cili do të garantojë cilësi në furnizimin me energji dhe reduktim të humbjeve në rrjet.

OSHEE tha se nga investimi do të përfitojnë rreth 500 abonentë përfshi edhe fshatit Roshnik, i cili është pjesë e projektit “100 fshatrat”.

Sipas njoftimit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në nënstacionin elektrik të Uznovës ku u njoh nga afër me investimin e realizuar.
Drejtori i OSHEE për rajonin Berat, Indrit Toska bëri të ditur se krahas ndërtimit të Fiderit të ri 20 kv është bërë e mundur edhe ndërtimi i rrjetit të tensionit të ulët.

“Sapo kemi mbaruar investimin e fiderit 20 kilovolt që shtrihet në Roshnik. Është një investim totalisht i OSHEE-së me vlerë 67 milionë lekë nga i cili preken 500 abonentë dhe shtrirja ka mbaruar edhe me kabullin ABC, që është kabulli i tensionit të ulët që rrit perfomrancën e cilësisë së furnizimit me energji elektrike dhe redukton humbjet e energjisë” –tha drejtori i OSHEE për rajonin Berat.

Ndërsa Balluku tha se ky investim është në vazhdën e atyre të mëparshëm të kryer nga ana e OSHEE-së me qëllim nxitjen e turizmit në zonat turistike apo në zonat e planifikuara për të qenë të tilla në të ardhmen.

“Ajo që ne vlerësojmë në investime të tilla është mënyra strategjike si ata janë zhvilluar.
Ky investim ndikon në jetën e 500 abonentëve, thënë ndryshe, 500 familjeve në zonën e Roshnikut i cili është një nga fshatrat e paketës së 100 fshatrave. Pra ky investim jo vetëm përmirëson cilësinë e jetesës së banorëve por ndihmon dhe nxit paketën turistike të 100 fshatrave. Kjo është diçka që ne e aplikojmë përgjatë investimeve tona në OSHEE pikërisht për të nxitur strategjinë e turizmit në zonat turistike apo në zonat të cilat janë planizuar për të qenë të tilla në të ardhmen”
 -tha ministrja.

Scan,  10.06.2019