Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e prodhimit ranë për shkak të kostove më të lira në industri

Në tremujorin e parë të vitit 2019, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 103,1, duke shënuar një ulje me 0,2 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në tremujorin e parë 2019, shënoi ulje me 0,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” në tremujorin e parë 2019, ka shënuar ulje me 0,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

Brenda këtij seksioni ulja më e madhe vërehet në aktivitetin “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,9 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i produkteve minerale jometalike” me 0,5 %, “Metalurgjia” me 0,2 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin ”Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 0,1 %. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe vërehet në aktivitetin “Nxjerrja e nxjerrëse”.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase: Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi shënoi një rritje me 0,2 %. Indeksi në seksionin “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje prej 1,7 %.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi shënoi një ulje prej 1,6 %. Ulja më e madhe prej 1,5 % vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse”.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, krahasuar me tremujorin e katërt 2018, shënoi ulje me 0,2 %. Ulja më e madhe prej 1,7 % vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse”, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,4 %. Ndërsa indeksi në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 0,1 %, ku mund te veçojmë rritjet në aktivitetet: “Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 0,9 %, “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 0,8 % , “Konfeksionimi i veshjeve” me 1,0 %, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase: Çmimet kanë ruajtur të njëjtin nivel me tremujorin e mëparshëm.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, indeksi shënoi një ulje me 1,0 %. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 3,0 %.

Monitor ,  07.06.2019