Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hekur-Nkeli, gati të aktivizohet miniera e Proptishtit

Autoritetet publike kanë në shqyrtim një aplikim të fundit nga kompania që ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të objektit “Proptisht” zona minerare 169 Korçë për nxjerrjen e hekur-nikelit me një prodhim vjetor 100 mijë tonë. Në dokumentet e paraqitura nga Compass General Indsutries”sh.p.k jepen edhe detaje mbi aktivitetin minerar që do të ushtohet.

“Mbështetur në njoftimin fitues të subjektit kapaciteti i prodhimit do të jetë 100 000 ton /vit hekurnikel dhe jetëgjatësia e karierës do të jetë 25 vjet. Në karierë do të punohet me një turn dhe 22 ditë në muaj. Në periudhën dhjetor-mars prodhimi do të ndërpritet për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe do të bëhet remonti i makinerive. Pra do të kemi 220 ditë pune në vit dhe prodhimi ditor do të jetë: 100 000 ton :220 ditë =455ton/dite. Zbulimi vjetor ditor do të jetë rreth 1920 ton dhe zbulim ditor 9.0m³/ditë” thuhet në dokument.

Objekti që do të shfrytëzohet për nxjerrjen e hekur-nikelit kufizohet nga lindja me fshatrat Selishtë dhe Stranik, në juglindje të objektit vendosen fshatrat Laktesh, Proptisht dhe Verri, në perëndim të objektit kufizohet nga fshatrat Stranaj dhe Serishtë, në veri ndodhet fshati Barbardhë. Objekti shtrihet në të djathtë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe vendoset në sipërfaqen e kufizuar nga poligoni i pikave me koordinata si në tabelën më poshtë.

Objekti “Proptisht” zona minerare 169 i  përket grupit të lejeve të dhëna përmes garës konkurruese një vit më parë sëbashku me një numër të konsiderueshëm lejesh të tjera të kaluara për shfrytëzim tek privati sipas planit vjetor të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kompania e cila është autorizuar për të ushtruar aktivitetin në zonën mminerare 169 është aktualisht në fazën e vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Monitor,  05.06.2019