Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshimet ligjore, liberalizohen shërbimet minerare

“Ushtrimi i veprimtarisë së shërbimeve të ekspertizës apo profesionale lidhur me burimet minerare do të jetë i lirë, pa qenë e domosdoshme pajisja me licencën e deritanishme.”

Gjithçka përcaktohet në disa ndryshime ligjore, të hartuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në ligjin “Për sektorin minerar”, i cili parashikon shfuqizimin e licencës “Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet minerare”.

Nga ana tjetër, ky projektligj parashikon se veprimtaritë studimore projektuese në fushën minerare mund të kryhen vetëm nga subjektet e çertifikuara për këtë qëllim. Ndërkohë që, do certifikohen për kryerjen e veprimtarive studimore-projektuese në fushën minerare personat fizikë, të regjistruar si të tillë, që kanë aftësi teknike dhe përvojën e nevojshme për kryerjen e këtyre veprimtarive.

Kjo veprimtari mund të kryhet dhe nga persona juridikë të cilët kanë të punësuar individë të certifikuar. Gjithashtu, subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari do të kenë detyrimin të regjistrojnë në regjistrin tregtar si objekt veprimtarie ushtrimin e veprimtarisë së studimore projektuese në fushën minerare. Këto ndryshime vijojnë në kuadër të reformës së derregullimit, duke synuar krijimin e lehtësirave të mëtejshme për përmirësimin e klimës së biznesit, nëpërmjet reduktimit të barrierave administrative. Në bazë të kësaj reforme janë 23 licenca që do të eleminohen.

Scan,  01.06.2019