Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulimi i naftës në Shpirag, shteti përfiton që nga fuçia e parë

Shteti do të marrë përfitimet nga fuçia e parë e naftës që nxirret nga Shell në Shpirag në rast se të gjitha vlerësimet do të mbyllen me sukses dhe konfirmohet rezerva e naftës. Në një konferencë për shtyp ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bashkë me përfaqësuesin e Shell, Rohan D’Souza dhanë detaje mbi zhvillimet e fundit duke e konsideruar këtë si ngjarjen më të rëndësishme në sektorin e naftës në 30 vitet e fundit.

“Kam kënaqësinë tju njoftoj se pas një sërë vitesh aktiviteti kërkues dhe vlerësues kompania Shell Upstream konfirmon potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 zona e Shpiragut qarku Berat. Ky zbulim ka rëndësi të veçantë pasi mund të jetë zbulimi i parë i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

Kompania Shell ka qenë këmbëngulëse në shpimet e saj në pusin Shpirag 4 ku zbulimet e mëparshme kanë konfirmuar cilësinë e naftës së papërpunuar dhe ekzistencën e rezervave të mundshme të naftës gjithashtu rezultatet konfirmojnë se struktura naftëmbajtëse ëhstë me porozitet të lartë duke e bërë kështu nxjerrjen e naftës më të lehtë dhe rrjedhimisht më pak të kushtueshme. Konfirmimi në pusin Shpirag 4 i jep Shell garanci për të vazhduar punimet dhe investimet ne pusin Shpirag 3 me një probabilitet të lartë suksesi i nevojshëm për fazën e vlerësimit. Nëse ky pus përmbush pritshëmritë Shell do të fillojë prodhimin duke bërë një aktor edhe më i rëndësishëm në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri” tha Balluku.

Ajo nënvizoi se sot prodhimi i naftës në shkallë vendi është 18 mijë fuçi në ditë ndërkohë që nga ky pus potenciali parashikon të prodhojë disa mijëra fuçi në ditë gjë që vërteton rëndësinë e këtij zbulimi

Ky zbulim do të ketë implikime të rëndësishme në ekonominë shqiptare si për kompaninë dhe për shtetin. Sikurse përcaktohet në marrëveshjen me Shell, shteti shqiptar përfiton rëntë minerare, pjesën e tij të prodhimit si dhe tatim mbi fitimin që nga fuçia e parë e prodhuar” tha ministrja

Përfaqësuesi i Shell Rohan D’Souza nënvizoi se aktualisht kompania është ende në fazën vlerësuese në Bllokun 2 dhe 3 dhe kërkohen shpime të mëtejshme dhe teste të tjera për të rritur njohuritë mbi rezervuarin dhe potencialin për prodhim komercial. “Testi i prodhimit shumëditësh që po kryejmë ka dalë siç duhet me disa mijëra fuçi në ditë dhe volumet e rikuperueshme tregtare ende janë për tu përcaktuar. Hapi tjetër në këtë program vlerësimi është të kryejmë një test të zgjeruar në Shpirag 4 për të bërë shpime të tjera në puse të tjera që mund të na çojnë në lehtësi pilot vlerësimi. Jemi të kënaqur që përmbushëm atë që nisëm në Shqipëri dhe që do ta vazhdojmë me investime” tha D’Souza.

Monitor,  28.05.2019