Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHELL konfirmon zbulimin, Rama: Lajm i rëndësishëm për vendin

Testimet e para të Shell në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, konfirmojnë potencialin e prurjeve të një zbulimi të rëndësishëm nafte të lehtë. Në një njoftim për mediat, zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Shell për Eksplorimin, Marc Gerrits shprehet se “zbulimi i Shpiragut është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur”. “Ne jemi të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri,” shprehet ai. Testimi sugjeron për prurje potenciale të disa mijëra fuçive në ditë. Paralelisht, Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve që ka të drejta për të testuar potencialin e tyre.

Ndërkohë, në lidhje me këtë lajm të kompanisë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Twitter-it. “Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit. Konfirmimi pozitiv i testimeve finale të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag. Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera”, shkruan Rama.

Scan, 25.05.2019