Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulet mosha e daljes në pension për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët

Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin i cili i hap rrugë trajtimit financiar shtesë për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët. Për punonjësit e minierave, ligji i ri parashikon daljen në pension 55 vjeç, 10 vjet përpara moshës ligjore të daljes në pension, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët, moshën 60 vjeç.

Për punonjësit e nëntokës, ligji shton me 1% për çdo vit pune pensionin e pleqërisë së tyre, ndërsa për naftëtarët e metalurgët shtesa është sa 0.6 % e pensionit për çdo vit pune.

Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë minimalisht prej 12.5 % të vlerës së pensionit që del aktualisht, ose 2 900 Lekë në muaj, ndërsa naftëtarëve e metalurgëve pensioni u rritet me 12 %, e cila i korrespondon një vlere prej 1 400 Lekësh në muaj.

Klan,  22.05.2019