Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pensionet për naftëtarët, metalurgët dhe minatorët: Përfitimet për 3 kategoritë

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj njoftoi se gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ekonomisë  u diskutua Projekt Ligji për Trajtimin Financiar shtesë të profesioneve të veçanta, minatorëve, naftëtarët dhe metalurgët.

Sipas Ahmetaj ky  projektligj synon të mbulojë me përfitim përpara mbushjes së moshës për pension dhe përfitime shtesë mbi ato që akordohen në ligjin aktual për këto tre kategori.

Ahmetaj tha se mosha e daljes në pension për minatorët parashikohet të jetë 55 vjeç, pra 10 vite para moshës ligjore të daljes në pension ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët do të jetë 60 vjeç, ose 5 vite para moshës ligjore të daljes në pension.

Gjithashtu, Ahmetaj tha se parashikohet një shtesë mbi pension për minatorët 1% të pensionit të pleqërisë për çdo vit pune në nëntokë dhe për naftëtarët e metalurgët 0,6% e pensionit për çdo vit pune në këto profesione.

Sipas tij, bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë mbi pension minimalisht 12.5% dhe naftëtarët e metalurgët 12%.

Për sa i përket pensionistëve aktualë, shtesa llogaritet në 2900 lekë në muaj, kurse për ata të rinj, edhe 1400 më tepër, si rezultat i uljes së moshës së daljes në pension.

Në përfundim, koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3.4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1.57 lekë.

Scan,  21.05.2019