Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vizitë studimore mbi ekonominë e gjelbër në Kroaci

Qendra EDEN filloi me zbatimin e një projekti të ri “GEAR – Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal” me qëllim rritjen e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, në mbrojtje të mjedisit përmes rrjeteve, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke promovuar ekonominë e gjelbër. Deri më tani janë zhvilluar tre trajnime në Shqipëri me tematikat e Ekonomisë së Gjelbër, Advokimit dhe Lobimit Publik dhe Menaxhimit të Ciklit të Projektit.

Faza tjetër e projektit trevjeçar ishte një vizitë studimore mbi Ekonominë e Gjelbër më 13-17 prill 2019, në një nga qytetet më të gjelbra Osijek, Kroaci. Në këtë vizitë studimore morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia, partnerë të këtij projekti.

Shqipëria u përfaqësua nga 6 pjesëmarrës që punojnë në fushën e mjedisit të shoqërisë civile, në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në interes të ekonomisë së gjelbër. Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë disa praktika të sipërmarrjes së gjelbër, si shtëpitë dhe shkollat e gjelbra, qendrat eko, kompanitë e riciklimit, panelet diellore etj. Të gjithë këta shembuj tërhoqën vëmendjen e pjesëmarrësve pasi ishin shumë kurioz dhe drejtuan shumë pyetje konstruktive.
Kjo përvojë i mbushi me ide të reja, që mezi prisnin ti zbatonin me komunitetin lokal, në organizatat dhe qytetet që ata përfaqësonin.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Mbështetjes së Shoqërisë Civile dhe Medias 2016-2017 dhe aktivitetet pasardhës do të jenë tre trajnime në Maqedoni.

Ekolëvizja,  15.05.2019