Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE-ja numëron rreth 2 milionë makina elektrike

Në vitin 2017 kishte 262 milionë makina të regjistruara në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Prej tyre, rreth dy milionë apo 0.8 për qind ishin elektrike apo hibride, që mund të ecin kombinuar me një motor benzine ose nafte.

Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të qëndrueshme të numrit të makinave elektrike dhe hibride të regjistruara në Bashkimin Evropian. Në veçanti, numri i makinave hibride me benzinë në vitin 2017, në 1.5 milion, ishte thuajse shtatë herë më i madh krahasuar me 2013-në apo 200 mijë, përcjell Telegrafi.

Ndër vendet anëtare, Suedia zë vendin e parë të makinave elektrike apo hibride apo 2.4 për qind të totalit, pasuar nga Polonia me 1.9 për qind, ndërsa norma në Britaninë e Madhe është 1.5 për qind, Francë me 1.4 për qind dhe Belgjikë me 12 për qind.

Megjithatë, kampioni në kontinent mbetet Norvegjia, që zë vendin e tretë në të gjithë botën pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar, shitjet e makinave elektrike në Norvegji u rritën me 40%, duke numrin e makinave të kësaj kategorie në 31% të totalit.

Telegrafi,  09.05.2019