Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Revolucioni i gjelbër, asnjë qindarkë e fondit europian për lëndët fosile

Asnjë qindarkë më shumë nga Europa për financimin e lëndëve djegëse! Të gjitha investimet do të shkojnë për ekonominë e gjelbër. Ky është revolucioni i paraqitur nga Parlamenti Europian në lidhje me përdorimin e Fondit Europian të Zhvillimit Rajonal (ERDF) dhe Fondit të Kohezionit (FC), i cili për periudhën shtatëvjeçare 2021-2027 nuk do të jetë në gjendje të financojë investimet e lidhura me lëndët djegëse ndotëse si nafta dhe hidrokarburet dhe në vend të kësaj t’i japë përparësi mjedisit.

Vendimi u miratua në Strasburg me 475 vota pro, 93 kundër dhe 53 abstenime – një shumicë e madhe, prandaj – vendimi do të përfshijë të gjitha rajonet europiane dhe përcakton se shpërndarja e fondeve bazohet në produktin e brendshëm bruto (BPV) për kokë banori, në vend që të bazohet në të ardhurat bruto kombëtare.

Deputetët gjithashtu bëjnë thirrje që investimet në zhvillimin e qëndrueshëm urban të rriten nga 6 në 10% dhe të përqendrohen në rajonet ultra-periferike. Mbështetja e fondeve europiane duhet të përjashtojë gjithashtu infrastrukturën e aeroportit, deponimin e mbeturinave dhe trajtimin e mbeturinave, me pak përjashtime për rajonet ultra periferike.

“Me këtë rregullore të re kemi prezantuar parimin se bashkëfinancimi i fondeve strukturore mund të bëhet edhe nëpërmjet përdorimit të fleksibilitetit. Për herë të parë nuk do të ketë asnjë lloj ‘kompromisi’ që fondi europian të shkojë për lëndët fosile!’’ – shpjegon këshilltari i eurodeputetëve, Andrea Cozzolino.

Burimi: La repubblica

Scan,  22.04.2019