Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, punime në Tiranë për rikonstruksionin e kabinave

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do të ndërpritet energjie në disa zona të kryeqytetit. Sipas OSHEE, energjia do të stakohet për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e disa kabinave, në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave dhe vendosjen e pajisjeve të reja.

Më konkretisht, do të ndërpitet energjia gjatë intervaleve kohore:

“09:00-14:00, pa energji: rruga “Ylbere Bylykbashi”,  rruga e Kavajës pjesërisht

09:00-15:00, pa energji: rruga “Bardhyl”, rruga “Ali Visha” pjesërisht, zona midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra” pjesërisht”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Kjo e fundit vijon punimet në të gjithë vendin me qëllim rritjen e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Scan,  15.04.2019