Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompania kanadeze EEM rinovon liçencën për minierën e Rehovës

Kompania kanadeze European Electric Metal ka njoftuar se ka marrë certifikatën e rinovimit të licencës së saj për minierën e bakrit të Rehovës. Sipas kompanisë, certifikata u lëshua më 27 mars 2019 nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, kompania tha se bazuar  në rezultatet e shpimit të kryera një vit më parë, ka potencial të madh për zgjerimin e minierës.

“Me certifikatën e lëshuar, kompania planifikon të kryejë shpime të tjera duke përdorur mjete gjeofizike siç janë magnetizimi i terrenit dhe vëzhgimi elektromagnetik (TEM) i përkohshëm për të konfirmuar objektivat”, thuhet në njoftimin e EEM.

Sipas saj, plani për të bërë hulumtime të mëtejshme është subjekt i miratimit të kërkesës nga kompania për Autoritetin e Licencimit për të zgjatur periudhën e eksplorimi brenda zonës së licencës për një periudhë 3-vjeçare. Ndërkohë, shtoi më tej se po planifikon gjithashtu edhe eksplorime të tjera përtej zonës që përfshin licenca, pasi beson se ka potencial për gjetjen e depozitave të tjera në vend.

“Me rinovimin e licencës së minierës së Rehovës, kompania ka tani dy prona që do të përqendrohet: në minierën e Skroska të pasur me nikel dhe kobalt dhe projektin e bakrit në Rehovë”, shton ndër të tjera EEM.

Në tetor të vitit të kaluar, kompania kanadeze njoftoi lidhjen e marrëveshjes për blerjen 100% të aksioneve të kompanisë shqiptare “Gerold”, që kishte në pronësi minierën e hekur-nikelit Skroska.

Scan,  10.04.2019