Çmimet e naftës vazhdojnë rritjen
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2013/10/oil_price.jpg)
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 69.19 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.4 për qind, duke shkuar në 61.82 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me më pak se 0.05 për qind dhe u tregtua me 1,287.10 dollarë amerikanë për onz, njkohëssiht edhe niveli i tij më i ulët në më shumë se katër javët e fundit.
Monitor, 02.04.2019