Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Haradinaj: Kosova ka pë përmbushur premtimet për energjinë

Si vazhdimësi e koordinimit ndërinstitucional për sektorin e energjisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ministrin e Zhvillimit Ekonomik Vladrin Lluka, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë, përfaqësuesit KfW, Kryeshefin e KOSTT-it, Ilir Shala dhe përfaqësuesit e ZRRE-së, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në sektorin e energjisë, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të energjisë elektrike në vend dhe kyçjen e burimeve të ripërtëritshme.

Në këtë takim, Haradinaj ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe të Ambasadës gjermane, për kontributin e tyre, në fusha të ndryshme veçmas në sektorin e energjisë dhe ka kërkuar më shumë përkushtim nga dikasteret përkatës institucional në punët dhe sfidat për furnizimin e rregullt me energji elektrike, përmirësimet në rrjet dhe partneritetin me institucionet ndërkombëtare në këtë fushë.

Në këtë takim, Kryeministri tha se nga puna e deritanishme u kuptua që Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e marrëveshjes së Brukselit për energji, përkundër palës serbe që po gjen justifikime për bllokimin e zbatimit të marrëveshjes.

“Kosova ka përmbushur pjesën e saj të përgjegjësisë në raport me partnerët ndërkombëtarë në energji dhe ka bazë të mirë legjislative për pranimin e investimeve të reja në energjinë alternative”, shtoi Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij.

Po ashtu, në takim është theksuar nevoja që Kosova të ketë një qasje më proaktive për të përmirësuar pozitën e saj sa i përket institucioneve ndërkombëtare të sektorit të energjisë, si një nga fushat jetike të mirëqenies së qytetarëve.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KfW, të Ambasadës gjermane, theksuan mbështetjen për Kosovën në fusha të ndryshme dhe në sektorin e energjisë.

Telegrafi,  22.03.2019