Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpiragu, së shpejti përgjigjet e testimit të fundit

Së shpejti pritet përgjigja përfundimtare e testimit të fundit të shpimeve për gaz dhe naftë në Shpirag. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët e Beratit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Sipas Ramës, nëse përgjigja rezulton pozitive, ky projekt do të sjellë 1 miliardë investime në vit, si dhe do të nxisë po ashtu rritjen e punësimin në këtë sektor.

“Presim konkluzionet e një investimi kolosal të kompanisë Shell dhe të gjitha të dhënat janë optimiste. Së shpejti do të kemi edhe përgjigjen përfundimtar nga testimi i fundit. Dhe nëse ai do të konfirmojë ç’ka kanë konfirmuar testimet e deritanishme dhe që do të sjellë mesatarisht 1 miliardë euro investime në vit. Do të sjellë më shumë punësim, angazhim, më shumë dije në këtë sektor sepse shumë të rinj do të përgatiten për atë sektor dhe shumë mundësi të reja përmes një injektimi të rëndësishëm në ekonomi.”

Më herët, i ftuar në emisionin “Argument”, ish-zv. Ministri i ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Gjergj Bojaxhi, ka deklaruar se shumë shpejt Shpiragu do të fillojë të prodhojë naftë masivisht.

Scan,  16.03.2019