Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parlamenti Europian përsërit nevojën për të ndalur projektin e Nord Stream 2

Parlamenti europian ka miratuar një rezolutë që përsërit nevojën për të ndaluar projektin rus të gazsjellësit Nord Stream 2, duke argumentuar se kërcënon tregun  brendshëm të Bashkimit Europian dhe se nuk është në përputhje me politikën energjitike të këtij të fundit.

“Parlamenti Europian thekson se BE është aktualisht partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe do të mbajë pozicionin e saj si partner kryesor ekonomik për të ardhmen e parashikueshme, por Nord Stream 2 përforcon varësinë e BE nga furnizimi me gaz rus, kërcënon tregun e brendshëm të BE dhe nuk është në përputhje me politikën energjitike të BE-së ose interesat e saj strategjike, prandaj duhet të ndalet”, thuhet në raportin e Parlamentit.

‘Emerging Europe’ raporton se rezoluta u shkrua nga eurodeputetja letoneze, Sandra Kalniete nga Partia Popullore Europiane dhe u mbështet nga 402 deputetë, ndërsa 163 që votuan kundër dhe 89 abstenim.

Përveç kësaj, deputetët përmes rezolutës shtuan më tej se Federata Ruse nuk mund të konsiderohet më si një partner strategjik i BE-së duke i kërkuar ndër të tjera Këshillit Europian të rishqyrtojë Marrëveshjen e Partneritetit dhe Bashkëpunimit BE-Rusi.

Scan,  16.03.2019