Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, biznesi akuzon ZRRE-në për arrogancë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK)ka organizuar një tryezë që të diskutojë me qëllim të adresimit të hapur të ankesave të komunitetit të biznesit lidhur me mekanizmin e vetkonsumit të energjisë elektrike, si alternativa e vetme e bizneseve për furnizim, si dhe kufizimeve të vëna në këtë drejtim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Kryetari Rukiqi theksoi se me hapjen e detyrueshme të tregut, të gjithë konsumatorët e lidhur në tensionin 10kv dhe 35kv do të detyrohen t’iu bashkohen konsumatorëve të lidhur në 110kv dhe 220kv dhe të gjejnë zgjidhje të tjera për furnizimin e tyre, i cili nuk rregullohet nga ZRRE-ja.

Si rrjedhojë, për shkak të kufizimeve të gjenerimit vendor, këta konsumatorë, që përfaqësojnë një shumicë të madhe të bizneseve (përveç bizneseve me më pak se 50 punëtorë), do të detyrohen të lidhin kontrata për furnizim me energji elektrike, i cili do të mbulohet tërësisht nga importi.

Në një situatë të tillë, këta konsumatorë mund të përballen me ndryshime drastike të çmimeve, varësisht nga çmimet dhe sasia e disponueshme e energjisë në rajon. Për më tepër, për shkak të problemeve specifike të Kosovës, edhe pse disa furnizues janë licencuar, tani për tani vetëm KESCO ka mundësi reale të furnizojë këta konsumatorë.

Për këtë aryeje, mekanizmi i vetëkonsumit është e vetmja alternative për shumë biznese të cilat me vite të tëra kanë subvencionuar tërë sektorin energjetik. Prandaj, është shqetësuese për Odën Ekonomike të Kosovës, se si ZRRE përmes Vendimeve të ZRRE-së kufizohet e drejta e cdo konsumtari i cili është kycur në nivel të tensionit 10 dhe 35 Kv, për të shfrytëzuar këtë të drejtë.

Komuniteti i bizneseve është sidomos i interesuar të kuptoj se cilat janë arsyejet që ky mekanizëm është kufizuar vetëm në konsumatorët e nivelit 0.4 kV, duke patur parasysh se edhe kostot e mundëshme të KEDS për këtë mekanizëm janë më të larta në nivelin 0.4 kV, sesa në niveliet e tjera të tensionit ku nuk është lejuar vetë-konsumi nga ZRRE.

Është shumë e paarsyeshme për komunitetin e biznesit kur ZRRE merr Vendime për kufizimin e të drejtës së bizneseve (rreth 500 Konsumatorë) për të investuar në energji të ripërtëritshme, kur në të njëjtën kohë i lejoni të gjithë konsumatorët e tjerë (më shume së 500 mijë) të investojnë në këtë teknologji.

Së fundi, për shkak të gjithë procesit nëpër të cilin ka kaluar kompania BRICKOS,  vërehet se edhe vetë Rregullorja është e paqartë sa i përket këtij kufizimi.

E gjitha kjo duke patur parasysh se ZRRE në shumë raste ka deklaruar gjatë konsultimeve publike për liberalizim të tregut, se ka aprovuar skemën për vetë-konsum dhe as edhe njëherë të vetme nuk kemi dëgjuar të jetë përmendur kufizimi për biznese sepse edhe atëherë do të kishim reaguar në të njëjtën mënyrë.

Ne nje diskutim vital per aftesine konkuruese ZRRE, refuzoj pa ndonje arsye te jete pjese e sqarimeve shumë te rëndesishme  të komunitetit të biznesit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin LLuka i cili ishte prezent në këtë diskutim theksoi se MZHE do të jetë përkrahes i politikave rreglluese që rrisin aftesinë konkurruese të sektorit privat.

Duke filluar nga java që vjen, së bashku me ekzekutivin e kompanive energjetike si KEDS Energy, Zyrën e Rregullatorit për Energji, KOSTT dhe Odën Ekonomike të Kosovës, do të dal në teren për të vizituar kompanitë prodhuese që kanë probleme me energji me qëllim që t’i dëgjojmë nga afër ato sfida dhe të bëjmë një plan operativ për secilin rajon.

Energjia stabile dhe kualitative është parakusht për sukses dhe konkurrueshmëri shtoi z. Lluka.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  11.03.2019