Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kobalti nëntokësor, miliarderët në mbarë botën dalin në gjueti

Një koalicion miliarderësh të udhëhequr nga Bill Gates ka hedhur burime të shumta financiare duke shpresuar të ndërtojë një “Google Maps për koren e tokës” në kërkim të burimeve të reja të kobaltit.

Kobold Metals, po përdor algoritme të përpunimit të të dhënave për të kërkuar për kobaltin, duke thënë se mund të ketë ende burime të rëndësishme të pazbuluara të metalit që është bërë një nga më të kërkuarit në botë falë përdorimit të tij në bateritë e veturave elektrike. Kompania ka grumbulluar para nga firma sipërmarrëse Silicon Valley Andreessen Horowitz dhe Breakthrough Energy Ventures, një fond i mbështetur nga Gates dhe të tjerë përfshirë Jeff Bezos, Ray Dalio dhe Michael Bloomberg, pronar i Bloomberg LP, kompania mëmë e Bloomberg News.

“Ajo që ne po ndërtojmë është në thelb Google Maps për koren e tokës dhe më poshtë” -tha Connie Chan, partner në Andreessen Horowitz. Kurt House, shefi ekzekutiv i Kobold Metals, tha se qasja mund të ketë sukses sepse kompanitë minerare tradicionalisht nuk janë fokusuar në kërkim të kobaltit. Kobalti është një nënprodukt i minierave të bakrit ose nikelit por një nga minierat e kobaltit në botë dhe më shumë se dy të tretat e furnizimit global vjen nga Republika Demokratike e Kongos.

Çmimi i kobaltit u katërfishua nga viti 2016 deri vitin e kaluar, duke nxitur një valë furnizimi të ri nga minatorët si Glencore Plc dhe Eurasian Resources Group Sarl, si dhe gërmuesit në shkallë të vogël në Kongo. Si rezultat, çmimet kanë rënë 64 për qind në 10 muajt e fundit. Prodhuesit e baterive po punojnë për të zvogëluar sasinë e kobaltit në bateritë e tyre ose për ta eliminuar atë krejt.

Scan,  04.03.2019