Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Temperaturat e larta ngrenë alarmin e ndotjes në Europë

Temperaturat më të larta se zakonisht në disa pjesë të Europës kanë nxitur qytete të mëdha si Londra dhe Parisi të lëshojnë paralajmërime për nivelin e ndotjes.

Trafiku, sidomos makinat me naftë, konsiderohen si një prej shkaktarëve kryesorë të kësaj lloj ndotjeje.

Për këtë arsye, në kryeqytetin britanik, që prej 2012-ës kamionët dhe autobuzët e një peshe të caktuar, duhet të përmbushin disa standarde emetimi, që të lejohen të hyjnë në qendër.

Kjo masë llogaritet të aplikohet për të gjithë automjetet deri në 2020-ën. Një seri masash janë marrë dhe në Madrid, ku disa automjete nuk lejohen të hyjnë në zona të caktuara të qytetit.

Lëvizja e nisur nga kryetarja e bashkisë Manuela Carmena ka bërë që në 472 hektarë brenda qendrës së tij, të mos lejohet kalimi i mjeteve të cilat nuk i përkasin rezidentëve apo transportit publik.

Në Paris ndërkohë, të gjithë automjetet duhet të kenë një pullë ku tregohet sesa e ndotin ambientin, dhe disa makina, të përdorura që përpara 1997-ës, janë ndaluar krejtësisht.

Mjeteve të tonazhit të rëndë ndërkohë nuk u lejohet hyrja në qytet në kohë të caktuara, si mëngjesin e së hënës apo pasditen e së premtes.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  01.03.2019