Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia nga era, Kina vazhdon të kryesojë

Industria e energjisë së erës ka instaluar 51.3 gigawatt (GW) të kapacitetit të ri vitin e kaluar, një rënie prej 3.6 për qind krahasuar me rritjen e vitit 2017, tha të martën Këshilli Global i Energjisë së Erës (GWEC). Pavarësisht rënies tregu i  energjisë nga era, në mbarë botën ishte “i qëndrueshëm” që nga viti 2014, me më shumë se 50 GW të kapaciteteve të reja të instaluara çdo vit.

Kapaciteti total i instaluar ishte 591 GW në fund të vitit 2018, që paraqet një rritje prej 9.6 për qind krahasuar me fundin e vitit 2017, shtoi GWEC. Kapaciteti i instaluar ka të bëjë me atë se sa energji mund të prodhohet në prodhimin maksimal, jo atë që aktualisht është duke u prodhuar. Bazuar shifrave, sektori në tokë ishte përgjegjës për 46.8 GW të kapacitetit të ri në 2018, ndërsa tregu i erës në det  shtoi 4.49 GW.

Në sektorin e bregdetit, Amerika Latine, Azia Juglindore dhe Afrika ishin përgjegjës për 10 për qind të instalimeve të reja vitin e kaluar. Kina udhëhoqi rrugën në det të hapur, duke instaluar 1.8 GW, ndërsa U.K dhe Gjermania instaluan 1.3 GW dhe 0.9 GW respektivisht.

Drejtori i Inteligjencës së Tregut të GWEC, Karin Ohlenforst, tha se organizata priste që çdo vit të shtohen 55 GW ose më shumë deri në vitin 2023, duke shtuar se në det të hapur do të shënonte rritje në shkallë globale.

Scan,  27.02.2019