Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kina bllokon qymyrin australian

Doganat administrative të Kinës po testojnë importet e qymyrit dhe një ndër arsyet kryesore është mbrojtja e mjedisit.

Porti Dalian verior i Kinës ka ndaluar importet e qymyrit australian për një kohë të pacaktuar.

“Unë jam i vetëdijshëm për raporte të pakonfirmuara dhe të paduruara të medias dhe i kam kërkuar ambasadorit tonë në Pekin që të sqarojë urgjentisht vërtetësinë e tyre” -tha Ministri i Tregtisë i Australisë, Simon Birmingham.

Si kundërpërgjigje të një pyetje në lidhje me ndalimin e importit të qymyrit australian, zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Greg Shuang tha se doganat po inspektonin dhe testonin importet e qymyrit për sigurinë dhe cilësinë.

“Qëllimet janë për të mbrojtur më mirë të drejtat ligjore dhe interesat e importuesve kinezë dhe për të mbrojtur mjedisin” -tha Shuang, duke shtuar se masa ishte “krejtësisht normale”.  “Doganat kineze po kryejnë analiza të rrezikut të mundshëm në përputhje me ligjin” –shpjegoi ai.

Birmingham gjithashtu tha se eksportet Australiane të qymyrit në Kinë në tremujorin e katërt të vitit 2018 ishin më të larta në volum dhe vlerë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Qymyri është burimi kryesor i eksporteve të Australisë dhe menjëherë pas lajmit dollari australian ra me më shumë se 1%.

Për sa i përket importeve të qymyrit nga Rusia dhe Indonezia, nuk do të ketë ndikime.

Monitor,  21.02.2019