Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Paladiumi, metali që po befason

Një metal i çmuar ka treguar rritje befasuese gjatë kohëve të fundit. Duke marrë nxitje nga mungesa e ofertës, ndërkohë që i duhet prodhuesve të makinave për të respektuar standardet e ndotjes, Paladiumi u rrit mbi 1,500 dollarë për onz gjatë kësaj jave.

Kjo rritje pritet të sjellë përfitime për vendet më të mëdha eksportuese si Rusia dhe Afrika e Jugut. Norma spot e paladiumit u rrit me 1.7% në 1,505 dollarë për onz. Metali ka treguar rritje për 7 muaj radhazi. Ndër metalet e tjera të çmuara, ari është rritur në nivelin më të lartë në 10 muaj, ndërsa argjendi dhe platini kanë marrë vrull gjithashtu. Metali i bardhë është trefishuar që prej Janarit 2016 dhe banka amerikane Citi ka bërë të ditur se tregu do të balancohet vetëm përmes një goditjeje në kërkesë, ku çmimi mund të prekë 1,600 dollarë për onz.

Defiçiti botëror i këtij metali do të rritet në mënyrë dramatike këtë vit, sipas analistëve,  prej “tharjes” së tregut nga tregu i makinave. Oferta e ulët e këtij metali, që përdoret kryesisht për të ndaluar emetimet e gazrave në makinat e benzinës, ka bërë që përdoruesit të marrin me qira materialin nga fondet e listuara në bursë. Sipas analistëve,  është e vështirë të maten inventarët botërorë, për sipas disa burimeve, vlerësohet se arrin në 10 mln-18 milionë onz, që mund të furnizojë kërkesën për 2 vite. Paladiumi është një metal i rrallë i prodhuar kryesisht në 2 vende, prandaj dhe është e vështirë që të rritet menjëherë prodhimi.

Më shumë se 80%  vjen si nënprodukt i nikelit, që nxiret në Rusi, dhe platinit, që nxirret në Afrikën e Jugut. Për rrjedhojë, oferta varet në nivelin e nxjerrjes dhe investimeve në minerale të tjera.

Scan,  20.02.2019