Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Burokracitë e bashkive, renta minerare nuk merret e plotë

Procedurat burokratike, neglizhenca e drejtorive lokale, por edhe njohja e pakët e legjislacionit nga ana e njësive të qeverisjes vendore kanë bërë që bashkitë të hasin vështirësi në vjeljen e pjesës që u takon nga renta minerare, duke humbur ndër vite shume fonde te vlefshme për investime komunitare”.

Në këtë përfundim arrin një raport mbi monitorimin e përdorimit të rentës minerare në dobi të komunitetit, i hartuar nga Qendra për Zhvillim dhe Integrim, i cili pati në fokus transferimin e 5% të rentës minerare te bashkitë ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë e industrisë nxjerrëse.

Nisur nga kjo situatë, Hajnaj thotë se janë të nevojshme ndryshime ligjore, duke reduktuar procedurat burokratike, por edhe në drejtim të masës së rentës që duhet t’u shkojë bashkive.

Të tjera rekomandime shkojnë edhe në drejtim të transparencës, ku kërkohet që bashkitë të publikojnë shifrat dhe projektet e investuara nga renta, duke qenë se këto fonde shpesh herë nuk përdoren për komunitetin.

Ndërkohë që, edhe institucionet përkatëse si Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë apo Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, te publikojnë në faqet e tyre online informacion te hollësishëm për rentën minerare, qëllimin dhe shpërndarjen e saj.

Scan,  13.02.2019