Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria me rritjen më të madhe të konsumit të energjisë në Europë më 2017

Konsumi i energjisë në Shqipëri  pësoi një rritje vjetore me 8 për qind gjatë vitit 2017, sipas të dhënave të Eurostat. Shqipëria u rendit e dyta pas Turqisë me rritjen më të lartë të konsumit të energjisë gatë një viti në Evropë. Eurostat ka matur jo vetëm konsumin e energjisë elektrike, por edhe të lëndëve të tjera që janë burim energjisë si nafta etj.

Gjithsesi Shqipëria ende renditet ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë për frymë sipas të dhënave të INSTAT që referojnë vitin 2015.

Në 2017, konsumi i energjisë në Bashkimin Evropian (BE) vazhdoi të rritet për të tretin vit radhazi, por duke u larguar nga objektivat e eficiencës së energjisë.

Konsumi përfundimtar i energjisë arriti në 1 222 Mtoe duke u rritur me 1% në raport me 2016. (Mtoe është një njësi e energjisë e përcaktuar si sasia e energjisë së prodhuar nga djegia e një ton naftë bruto. Është përafërsisht 11,630 kilovat orë). BE është angazhuar për një objektiv të detyrueshëm të efikasitetit të energjisë për të reduktuar konsumin e energjisë me 20% deri në vitin 2020.

Konsumi primar i energjisë duhet të jetë jo më shumë se 1 483 Mtoe dhe konsumi përfundimtar i energjisë jo më shumë se 1 086 Mtoe në vitin 2020.

Direktiva e Rishikuar e eficiencës së Energjisë parashikon një objektiv të ri të eficiencës së energjisë për vitin 2030., ku konsumi final i energjisë duhet të jetë jo më shumë se 956 Mtoe (ekuivalente me një reduktim prej 32.5%).

Në vitin 2017, konsumi i energjisë primare në BE ishte 5.3% mbi objektivin e efikasitetit për vitin 2020.

Konsumi final i energjisë pësoi rritje të në Turqi dhe Shqipëri përkatësisht 11 dhe 8%. Në vendet e BE konsumi final i energjisë u rrit në Estoni (+ 1.2% ), Poloni (+ 0.7% ) dhe Austria (+ 0.1% ).

Në vitin 2017, konsumi përfundimtar i energjisë ra në krahasim me 2016 në vetëm katër Shtete Anëtare: Belgjika (-1.2%), Mbretërinë e Bashkuar (-0.8%,), Itali (-0.6%, ) dhe Sllovenia (-0.3%, ).

Monitor,  08.02.2019