Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Një minator vdes në Bulqizë, e zë poshtë masivi shkëmbor

Një tjetër jetë e humbur në minierën e Bulqizës. Një 57-vjeçar po punonte në zonën D të minierës, kur një masiv shkëmbor ka rënë duke i marrë jetën. Viktima është identifikuar si Allaman Allushi nga Klosi.

“Në minierën e Bulqizës në zonën D, duke punuar brenda në minierë dyshohet se është shembur një masiv shkëmbori dhe për pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gazeta Shqip,  08.02.2019