Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Asteroidet, minierat e së ardhmes

Transformimi i asteroidëve, nga një kërcënim për Tokën në një minierë të metaleve të rralla për t’u shfrytëzuar, është qëllimi i projektit të ri katërvjeçar ”Reloaded Stardust” (Stardust-R), financuar nga Bashkimi Europian me katër milionë euro nëpërmjet programit ”Horizon2020”.

Ky projekt do të koordinohet nga universiteti skocez ‘’Stratchclyde’’ dhe në të do të marrin pjesë 20 partnerë të ndryshëm, përfshirë Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA) dhe agjencitë kombëtare të Francës (CNES) dhe Gjermanisë (DLR).

Italia është gjithashtu me Politeknikun e Milanos, që do të studiojë teknikat autonome të navigimit për satelitët që do u drejtohen këtyre trupave misteriozë qiellorë.

Projekti ”Stardust-R” do të analizojnë metoda të reja për identifikimin dhe devijimin e mundshëm të asteroideve në një kurs për të evituar përplasjen me Tokën, duke lejuar në të njëjtën kohë për të avancuar njohuritë e formës, peshës, përbërjen dhe dinamika e këtyre trupave qiellorë.

”Stardust-R” gjithashtu do të hetojë mundësinë e shfrytëzimit të burimeve minerale tek asteroidët të cilat i kanë me shumicë.

Scan,  05.02.2019