Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Balluku në Gjermani, investimet e huaja në fokus të takimeve

Gjermania do të ofrojë mbështetjen e saj sa i takon investitorëve të huaj në sektorin energjitik në Shqipëri. Konfirmimi iu dha ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga ministri Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier, gjatë vizitës së parë zyrtare në Gjermani.

Gjatë takimit dy ministrat diskutuan për prioritetet e qeverisë shqiptare në fushën e energjisë dhe z. Altmaier konfirmoi mbështetjen e qeverisë gjermane në këtë sektor. Ai vuri theksin tek thellimi i reformave energjetike në Shqipëri dhe premtoi inkurajimin e investitorëve gjermane. Znj. Balluku ftoi për një vizitë zyrtare Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së qeverisë federale gjermane, z. Altmaier, ftesë e cila u pranua , për t’u realizuar së shpejti. Të dy ministrat u angazhuan për intensifikimin e komunikimit teknik dhe politik mes dy ministrive.

Çështje të rëndësishme mbi angazhimin e investitorëve gjermanë në Shqipëri si dhe mbështetjen e qeverisë gjermane në projektet infrastrukturore strategjike për vendin, znj. Balluku i diskutoi gjerësisht në takimin me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Digitale, z. Andreas Scheuer. Ai tregoi gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm për MIE.

Gjatë vizitës në Gjermani Balluku takoi deputetin e CDU, z. Olav Gutting, i cili është dhe anëtar i bordit të KFW, gjithashtu i angazhuar në komisionet parlamentare për ekonominë dhe energjinë.

BalkanWeb,  29.01.2019